Barcelona dhe Bayern Munichu do të përballen në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja që fillon ën ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Camp Nou”, me këtë përballje që është edhe kryesorja për ditën e sotme (e martë).
Barcelona për këtë sfidë do të jetë pa Sergio Agueron, Martin Braithwaite, Ousmane Dembele, Ansu Fati, Sergi Roberto dhe Moussa Wague, që janë të lënduar, derisa në dyshime janë Jordi Alba dhe Sergino Dest.
Në anën tjetër, Bayern Munichu nuk mund të llogarisë në Corentin Tolisson që po ashtu është i lënduar, gjersa Serge Gnabry është në dyshime.
Analizë
Barcelona
Braithwaite i është bashkuar Agueros dhe Ansu Fatit në lëndimet që kanë, e kjo do t’i jep mundësi Luuk de Jongut që të startojë, pas kalimit në formë huazimi nga Sevilla,
Alba dhe Dest duket se nuk do të jenë të gatshëm për këtë takim, por për këtë do të vendos Ronald Koeman.
Coutinho ende nuk është paraqitur për Barcelonën në këtë edicion, mirëpo mund të luajë në fazën ofanzive me De Jong dhe Memphis Depay.
🔥 𝙂 𝘼 𝙈 𝙀 𝘿 𝘼 𝙔 ! 🔥
🆚 @FCBayernEN
🏟 Camp Nou
🏆 @ChampionsLeague
⏰ 9pm CEST
📲 #BarçaBayern
🔵🔴 𝘚𝘰𝘮-𝘩𝘪, Culers!!— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 14, 2021
Bayern Munich
Gnabry kishte disa shqetësime dhe nuk dihet nëse do të luajë në këtë përballje, me Jamal Musialan që mund të luajë nga fillimi.
Benjamin Pavard, Robert Lewandowski, Thomas Muller dhe Leon Goretzka, u lanë më shumë në pushim, në mënyrë që të jenë të gatshëm për sfidën ndaj katalunasve.
Kingsley Coman dhe Corentin Tolisso, që të dy francezët do të jenë jashtë për Bavarezët.
💫 𝗖𝗛𝗔𝗠𝗣𝗜𝗢𝗡𝗦 𝗟𝗘𝗔𝗚𝗨𝗘-𝗠𝗔𝗧𝗖𝗛𝗗𝗔𝗬 💫#PACKMAS in Barcelona! 🔥#FCBFCB #FCBayern #MiaSanMia #UCL pic.twitter.com/8xhAhe4ixe
— FC Bayern München (@FCBayern) September 14, 2021
Statistika
Bayerni ka fituar 19 nga 21 takimet e fundit në Ligën e Kampionëve
Skuadra gjermane ka fituar pesë nga gjashtë përballjet e fundit ndaj Barcelonës në të gjitha garat
Klubi nga Bundesliga ka shënuar së paku dy gola nga pesë prej gjashtë takimeve të fundit ndaj Blaugranasve
Barcelona ka shënuar së paku dy gola në tre takimet e fundit ndaj Bayernit në të gjitha garat.
Parashikimi:
Bayerni parashikohet të fitojë këtë duel me një gol epërsi.
Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen, Roberto, Araujo, Pique, Alba, Pedri, Busquets, Frenkie de Jong, Depay, Coutinho, Luuk de Jong.
Formacioni i mundshëm i Bayern Munichut: Neuer, Davies, Hernandez, Upamecano, Pavard, Goretzka, Kimmich, Sane, Muller, Musiala, Lewandowski. /Telegrafi/