Chelsea është mysafire e Borussia Dortmundit për ndeshjen që luhet në të tetën e Ligës së Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Signal Iduna Park”.
Për këtë ndeshjes, Dortmundi ka mungesa si Abdoulaye Kamara dhe Youssoufa Moukoko që janë të lënduar, ndërsa Mateu Morey është në dyshime.
Në anën tjetër, Chelsea ka mungesa si N’Golo Kante, Christian Pulisic dhe Edouard Mendy që janë të lënduar, Armando Broja për shkak të lëndimit është hequr nga lista, ndërsa në dyshime janë, Wesley Fofana, Denis Zakaria, Mateo Kovacic dhe Raheem Sterling.
Analizë
Dortmund
Mateu Morey është në dyshime për t’u kthyer në kohë për këtë ndeshje pasi ai vazhdon rikuperimin e tij nga një lëndimi i rëndë në gju.
Youssoufa Moukoko duket e pamundur të paraqitet, pasi pësoi një goditje të rëndë kundër Werder Bremen në fundjavë.
⚫️🟡 MATCHDAAAY! 🔥
Endlich wieder Borussia Dortmund international – und die Bühne könnte größer kaum sein! 🤩
🆚 @ChelseaFC
🏆 @ChampionsLeague
📍 Dortmund
🕘 21 Uhr
🖥 @DAZN_DE
📲 #BVBCHE pic.twitter.com/OVQP9TmMTZ— Borussia Dortmund (@BVB) February 15, 2023
Chelsea
Chelsea ka ende një numër lojtarësh të ekipit të parë jashtë për këtë ndeshje për shkak të lëndimeve.
Wesley Fofana mbetet në dyshime, pavarësisht se është rikthyer në stërvitje të plotë.
Benoit Badiashile nuk ishte i regjistruar për Chelsean dhe kështu nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në asnjë nga ndeshjet e Chelsea në Ligën e Kampionëve.
Set for tomorrow! 🤝#UCL pic.twitter.com/x8bpHAefg3
— Chelsea FC (@ChelseaFC) February 14, 2023
Parashikim
Kjo ndeshje pritet të ketë gola, mirëpo jo edhe fitues.
Formacionet e mundshme
Dortmund: Kobel, Ryerson, Sule, Schlotterbeck, Guerreiro, Can, Brandt, Reus, Bellingham, Reyna, Haller.
Chelsea: Kepa, James, Chalobah, Silva, Cucurella, Enzo, Loftus-Cheek, Ziyech, Felix, Mudryk, Havertz. /Telegrafi/