Site icon Telegrafi

Analizë: Nëntë ndeshje, zero fitore, një gol – Mourinho mysafir anemik

during the Premier League match between Huddersfield Town and Manchester United at John Smith's Stadium on October 21, 2017 in Huddersfield, England.

Ka ardhur koha që Jose Mourinho të ri-vendosë reputacionin e tij si specialist i ndeshjeve të mëdha pas një ecurie të performancave anemike në udhëtim.

Një pjesë e madhe e reputacionit të Jose Mourinhos si një prej menaxherëve më të mirë në historinë e futbollit është ndërtuar nën nocionin se ai është njeriu i ndeshjeve të mëdha.

Një fitues serik i trofeve me Porton, Chelsean, Interin dhe Real Madridin – portugezi nuk ka nevojë të kërkojë shumë për të gjetur shembuj e për të gjetur perceptimin e tij të dikurshëm.

Kur ai u rikthye të Chelsea në vitin 2013, Mourinho insistoi se klubi nga Stamford Bridge ishte në fazën e rindërtimit dhe se një titull nuk ishte objektiv realist.

Por më pas Blutë, arritën më afër titullit se me asnjë menaxher tjetër dhe punoi me atë sukses të top dyshes e me fitore në udhëtim te City e Liverpooli, Mourinho e instaloi faktorin e frikës te kundërshtarët në ndeshjet e mëdha.

Titulli u rikthye një vit para një prej sezoneve më të dobëta që e pa Mourinhon të shkarkuar në dhjetor të vitit 2015.

Tash, në një vit e gjysmë te United, 54 vjeçari është në kërkim sërish të suksesit të madh, teksa Manchesetr United po përgatitet që të udhëtojë te klubi i tij i vjetër, e ajo që dihet është se perceptimi për Mourinhon si njeri i ndeshjeve të mëdha ka ndryshuar.

 

Nëntë ndeshje, zero fitore, një gol

Fitorja mjeshtërore e Unitedit ndaj Chelseat në shtëpi sezonin e kaluar pa dyshim se vuri bosin Antonio Conte në një pozitë të keqe prej të cilës vështirë që mund të dalë.

Mourinho po ashtu arriti të mposhtë Tottenhamin javën e kaluar, por statistikat e tij si mysafir ndaj ekipeve të top gjashtëshes së LIgës Premier është katastrofal në të kaluarën e afërt.

Përgjatë periudhës së tij te Chelsea dhe United, në nëntë ndeshjet në udhëtim ndaj klubeve angleze të kategorisë së rëndë, Mourinho ka arritur të sigurojë vetëm një fitore. Kjo ka ndodhur për shkak të faktit se goli i Rooneyt në Ëhite Hart Lane majin e kaluar ishte i vetmi gol i vlefshëm i shënuar në këto ndeshje.

United ka shënuar vetëm një herë i pari në takimet si mysafir ndaj ekipeve të top gjashtëshes në tetë ndeshjet e fundit.

 

Ecuria anemike e Mourinhos si mysafir

26/04/15 Arsenal 0 Chelsea 0
16/08/15 City 3 Chelsea 0
29/11/15 Spurs 0 Chelsea 0
17/10/16 Liverpool 0 United 0
23/10/16 Chelsea 4 United 0
27/04/17 City 0 United 0
07/05/17 Arsenal 2 United 0
14/05/17 Spurs 2 United 1
14/10/17 Liverpool 0 United 0

Parkimi i autobusit?

Akuzat se Mourinho po adapton një mentalitet të tepruar defensiv në udhëtim nuk janë risi. Në prill të vitit 2014, kur ai ia mori nga dora titullin Liveprooilt, bosi i atëhershëm i The Reds, Brendan Rodgers, e akuzoi atë për “parkim të dy autobusëve” në Anfield.

Pëkundër ambicies së kufizuar sulmuese, Chelsea fitoi 2-0 ndaj një ekipi në top formë. Në kontrast të kësaj, Mourinho u kritikua kur ai u largua muajin e kaluar nga Anfield me një barazim pa gola ku mbrojtja e Liverpoolit fare pak u testua.

Që prej se menaxheri mori drejtimin e skuadrës në dorë sezonin e kaluar, United ka mesatarisht 15.4 goditje për ndeshje në Ligën Premier.

Por, përgjatë nëntë ndeshjeve në udhëtim që po i përmendim në këtë analizë, ekipet e Mourinhos kanë arritur të realizojnë vetëm tetë goditje mesatarisht çdo 90 minuta.

United ka 9.6 goditje për ndeshje nën drejtimin e Mourinhos, por ky numër rritet në 13.5 për ndeshjet në fjalë, teksa posedimi ka ulje nga 56.4 për qind në 42.9 për qind. Saktësia e pasimeve po ashtu ka rënie nga 84 për qind në 77.4 për qind.

Pasimet për ndeshje kanë rënë nga 530.75 pasime për ndeshje në 408.4 gjatë nëntë ndeshjeve të kaluara të Mourinhos ndaj kundërshtarëve të top gjashtëshes.

 

Efekti White Hart Lane

Marshi i Chelseat drejt titullit në mars të vitit 2014/2018 ishte ndërprerë nga një sfidë për Krishtlindje si mysafir i Tottenhamit. Vendasit arritën të fitojnë me rezultat 5-3 në një ndeshje të nxehtë.

19 goditjet e Chelseat në atë mbrëmje ishin më shumë se sa në secilën ndeshje tjetër ndaj top gjashtëshes dhe posedimi prej 53.8 për qind eklipsohet në vetëm një rast.

Vetëm Manchester City në gusht të vitit 2015 me fitoren 3-0 ndaj Chelseat ishte në gjendje të reailzojë 8 goditje në kornizë gjatë krejt kësaj periudhe.

Ndeshjet e vitit të kaluar ndaj Arsenalit dhe Tottenhamit në udhëtim mund të harrohen lehtë pasi Mourinho vuri skuadra të dobëta për t’i dhënë prioritet kampanjës së suksesshme në Europa League.

Por, ka pak dyshime se pas ndeshjes ndaj Tottenhamit qasja është më pragmatike.

“Ne erdhëm për të vrarë dhe për 10 minuta shkatërruam”, Mourinho tha pasi Chelsea deklasoi Arsenalin për ta bërë bajat ndeshjen e 100-të të Wengerit në krye në mars të vitit 2014.

Me mbrojtjen e Contes duke vuajtur nga një deklasim prej Romës në mesjavë, marrëdhënia e prishur së fundmi e bosit të Unitedit me tifozët mund të rregullohet nëse ai angazhohet që ta dëmtojë Chelsean dhe të përfitojë nga momenti.

Është koha që Mourinho ta parkojë pragmatizmin dhe jo autobusin, e plotësisht të rikthejë kredencialet e tij si njeri i ndeshjeve të mëdha. /Telegrafi/

Exit mobile version