LeBron James ka dëshmuar edhe një herë epitetin e basketbollistit më të mirë në botë.
Superylli i Cleveland Cavaliers, ka shkëlqyer ndaj Chicago Bulls në fitoren e vështirë në shtëpi.
Në këtë takim kryetrajneri Tyronn Lue ndryshoi totalisht formacionin në këtë takim, duke lënë në stol legjendën Dëyane Wade.
Me mungesën e Derrick Rose, LeBron mori përgjegjsinë që të luaj në pozitën e organizatorit dhe Croëder të mbulojë pozitën 3, Love pozitën 4 e Thompson pozitën 5. JR Smith zuri vendin e Wade në pozitën 2.
Dhe, kjo u shpagua me një paraqitje mjaft të mirë nga nënkampionët e në veçanti nga LeBron.
Ai arriti double double fantastik prej 34 pikësh e 13 asistimesh në këtë takim me tri topa të vjedhur.
32 vjeçari nga Akron i Ohios po shkëlqen në pozitën e organizatorit, por nuk dihet edhe sa do të vazhdojë ta bëj këtë rol i cili i merr shumë energji një lojtari.
/Telegrafi/