Telegrafi

Analizë: Gjykata Kushtetuese shënon rënie drastike

Sipas analizës së Komitetit të Helsinkit dhe Institutit për politika evropiane, Prokuroria Speciale Publike (PSP) përballet me mosbashkëpunim nga ana e institucioneve, nga të cilat varen hetimet e saj, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Obstruksionet ndaj PSP-së janë konstatuar që në fillim të punës së saj. Analiza konkludon se ekziston një praktikë joligjore e gjykatave ndaj paraburgimit.

Sferat e analalizuara janë gjyqësia, lufta kundër korrupsionit dhe të drejtat themelore. Më tej, në analizë thuhet se ka kontrollë të forcuar mbi gjyqësinë, ndërkaq nëse krahasohen të dhënat për punën e Gjykatës Kushtetuese, nga viti 2010 e deri më 2015, shihet qartë se është ulur mjaft shumë besimi i qytetarëve në këtë institucion.

Sipas analizës, në periudhën prej 4 vitesh, ka një rënie prej 73% të lëndëve në këtë gjykatë./Telegrafi