Qendra për analiza ekonomike lidhur me rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar për grumbullim më efikas të TVSH-së, tregon se theksi është vënë në efikasitet të DHP-së, ndërkaq jo të shkallëve tatimore dhe bazës tatimore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në drejtim të efikasitetit të shtuar të menaxhimit të TVSH-së, Qendra propozon që Ligji për TVSH-në të pastrohet, ndryshime dhe plotësime pas vlerësimit paraprak të të gjitha ndryshimeve dhe plotësimeve të bëra në dhjetë vitet e fundit në këtë ligj.
QAE thekson se lidhur me rekomandimet nga vendosja e buxhetit të bazuar në rezultate, llogaritë tregojnë se benefitet e pritura nga vendosja e buxhetimit sipas performansave është në rangun prej 13-40% të bruto vlerës së shtuar të BPV-së.
Qendra nuk dakordohet me FMN-në për tatim më të lartë të pronës dhe thekson se edhe tani ELS kanë mundësi të zgjedhin nga rangu i shkallëve proporcionale prej 0.1 deri 0.2%.
Në analizë poashtu theksohet se AAE nuk dakordohet me politikat të cilat çojnë drejt qëndrueshmërisë së shtyllës së parë pensionale, ndërkaq mbështeten kryesisht në shtresa dhe atribute demografike, sepse shkaqet për joqëndrueshmërinë e shtyllës së parë pensionale në RM nuk janë para se gjithash të natyrës demografike, lëvizjeve dhe dinamikës. Nda Qendra konsiderojnë se në atë drejtim FMN duhet t’i thotë Qeverisë se trickle-down ekonomia është joefikase dhe garanton jobarazi.
”Roli i secilës qeveri nuk është të punësojë dhe të krijojë vende të punës, por të krijojë ambient që sipërmarrësit të krijojnë vende të punës. Gjatë situatave të jashtëzakonshme pushteti ekzekutiv mund të japë impulse në tregjet që t’i stabilizojnë, por ato impulse në lloj të subvencioneve duhet të jenë të karakterit transitor, e jo përcaktim i përhershëm dhe të arsyetohen përmes mekanizmit politik të sundimit, sepse nuk kanë kurrfarë baze në ekonominë efikase të tregut. Evidente janë jobarazia e cila krijohet në RM dhe emigrimi i popullatës. FMN ka obligim të tregojë në pajtim me hulumtimet e tyre empirike se nëse fitimi për 20% më të pasurve u rrit, atëherë BPV rritja bie në afat të mesëm sepse benefitet nuk arrijnë deri te më të varfurit. Në kundërtshtim me atë, nëse fitimi i 20% më të varfërve rritet atëherë ajo do të shoqërohet me rritje më të lartë ekonomike. Konkludimi i fundit i vetë FMN-së është se të varfërve dhe shtresa e mesme e popullatës janë më të rëndësishme për rritjen ekonomike jo vetëm përmes kanaleve ekonomike, por edhe përmes kanaleve shoqërore dhe politike”, theksohet në kumtesën e QAE-së. /Telegrafi/