Site icon Telegrafi

Analizë dhe parashikim: Tottenham – Ajax

Sonte do të zhvillohet ndeshja e pare e gjysmëfinales ndërmjet dy prej skuadrave që befasuan të gjithë futbolldashësit – Tottenham Hotspur dhe Ajax.

Vendi: Tottenham Hotspur Stadium, Londër

Koha: E marte, 30 prill, 21:00

Stadiumi i klubit anglez ka kapacitet prej 62026 ulësesh

Lajmet rreth ekipeve

Tottenham

Son Heung-Min është pezulluar për Tottenhamin pasi ka mbushur numrin e kartonëve të verdhë në ndeshjen me Manchester Cityn.

Me Harry Kane jashtë, Lucas Moura do të udhëheqë sulmin me Christian Eriksen dhe Dele Alli në mbështetje.

Serge Aurier mungon, ashtu sikurse Harry Winks që është operuar, por Moussa Sissoko dhe Jan Vertonghen kanë stërvitur këtë javë dhe të dy mund të startojnë në ndeshje.

Lojtarët që mund të mungojnë

Ajax

Carel Eiting është shqetësimi i vetëm i Ajaxit para takimit të tyre në Tottenham.

Liga holandeze është shtyrë për një javë shkaku që të përgatitet më mirë skuadra e Ajaxit për Ligën e Kampionëve.

Si të tillë, ata do të jenë të gatshëm dhe të pushuar para takimit në Londër.

Top lojtarët

Fakte

Ajaxi është i pamposhtur në 17 nga 18 ndeshjet e fundit (UEFA Champions League).

Duke fituar tetë nga dhjetë ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve (CL), duke përfshirë edhe katër të fundit, Tottenham Hotspur do të besojnë kanë formën e duhur për të rrëzuar befasinë e turneut Ajax.

Tottenham është i pamposhtur në gjashtë takimet e tyre të fundit konkurruese me ekipet e Eredivisie (F4, B2).

Tottenhami nëntë nga golat e tyre në shtëpi i ka shënuar në pjesën e dytë, ku gjashtë prej tyre u realizuan pas minutës së 75-të.

Udhëheqësit e kampionit holandez janë skuadra e parë që nga viti 2005 jashtë top-pesë ligave të Evropës nga viti 2004/05 që kanë arritur në këtë fazë.

Tottenham ka barazuar vetëm në katër nga 53 ndeshjet konkurruese këtë sezon (F32, B4, H17).

Ajax ka shënuar një mesatare prej tri golave në tetë ndeshjet e fundit.

Lexo po ashtu Tottenham-Ajax: Formacionet e mundshme, Llorente nga fillimi

Analizë

Tottenham humbi ndeshjen e parë në stadiumin e tyre të ri të shtunën dhe do të kërkojnë të mos ndodh e njëjta gjë edhe me Ajaxin. Spurs nuk kanë qenë plotësisht bindës në takimet e fundit, ku kanë humbur tri nga katër ndeshjet e tyre të fundit.

Ajax erdhi në këtë fazë duke qenë i pamposhtur në tetë ndeshje, ku të vetmin barazim e kishin me Juventusin, 1-1.

Duke pasur parasysh mungesat në mesfushën e Spursave dhe të sulmuesve kryesor – Son Heung-Min dhe Harry Kane, Ajax mund të siguronte një avantazh në ndeshjen e parë me një fitore të ngushtë në Angli.

Parashikim: Tottenham 0-1 Ajax

Exit mobile version