Portugezët do të jenë nikoqir të skuadrës së Liverpoolit, i cili triumfoi 2:0 në takimin e parë të Ligës së Kampionëve.
Vendi: Dragao, Lisbonë
Koha: E mërkure, 17 prill, 21:00
Lajmet rreth ekipeve
Porto
Pepe dhe Hector Herrera kthehen nga pezullimi për Porton dhe pritet që të jenë formacionin startues kundër finalistëve të vitit të kaluar.
Porto do të marrë parasysh nëse do të luajë që nga minuta e parë, Yacine Brahimi, i cili nuk ishte në 11-shen e parë në takimin e zhvilluar në The Anfield Road.
Liverpool
Andrew Robertson kthehet nga pezullimi dhe do të luajë që nga minuta e parë në krahun e majtë të mbrojtjes.
Jordan Henderson shënoi gol në fitoren 2:0 kundër Chelseat, por Jurgen Klopp nuk pritet të luajë me të që nga minuta e parë.
Joel Matip dhe Dejan Lovren kanë bërë rotacion në ndeshjet e fundit, ndonëse ky i fundit humbi stërvitjen e së martës dhe nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm kundër portugezëve.
Georginio Wijnaldum pritet ta zëvendësojë Naby Keita në mesfushë gjersa Xherdan Shaqiri do të jetë në stol.
Fakte
Liverpooli nuk ka pësuar gol në tri ndeshjet e fundit kundër Portos në të gjitha garat.
Liverpooli është i pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit kundër Portos në të gjitha garat.
Të dyja skuadrat kanë shënuar gol në gjashtë nga dhjetë ndeshjet e fundit kur mysafir ishte Liverpooli.
Janë më shënuar një e më shumë gola në pjesën e parë në katër ndeshjet mes këtyre dyja skuadrave.
Analizë
Porto kanë disavantazh prej dy golave nga ndeshja e parë dhe kanë një mal për t’u ngjitur në mënyrë që të qëndrojnë në konkurrencë.
Portugezët nuk kanë pësuar gol në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit kur kanë luajtur si vendas.
Liverpool vjen me moral të lartë pas triumfit gjatë fundjavës në Ligën Premier. Ata kanë fituar radhazi shtatë ndeshjet e fundit.
Parashikim: Porto 0-1 Liverpool