Real Madrid do të mundohet të ruajë rezultatin e arritur nga ndeshja e parë, ndërsa Napoli beson në kualifikimin e më tejmë.
Vendi: Stadio San Paolo (Napoli)
Koha: 7 mars (e martë), 20:45
Lajmet rreth ekipeve
Napoli
Dries Mertens është një dyshim pas lëndimit të nyjës së këmbës edhe pse gjasat janë maksimale se do të paraqitet kundër Realit.
Të gjitha lojtarët e tjerë janë në dispozicion të trajnerit Maurizio Sarri, i cili nuk pritet të bëjë ndryshime në formacionin startues.
Real Madrid
Raphael Varane është i lënduar dhe do t’i mungoj Zinedine Zidanet.
Dyshja mbrojtëse e madrilenëve do të jetë Pepe dhe Sergio Ramos.
Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo, i cili mungoi në fitoren 4-1 kundër Eibarit pritet të jenë që nga minuta e parë në fushën e blertë.
Top lojtarët
A e dini se…?
Në shtatë takimet e fundit të Real Madridit në Ligën e Kampionëve janë shënuar mbi dy gola.
Real Madrid ka shënuar të paktën dy gola në shtatë ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.
Real Madrid janë të pamposhtur në 11 ndeshjet e tyre të fundit në Ligën e Kampionëve.
Analiza
Napoli prej disfatës 3-1 kundër Real Madridit, ka fituar dy dhe po aq i ka humbur ndërsa gjatë fundjavës kanë triumfuar kundër Romës me rezultat 2-1. Duke parë që kanë një sulm efikas dhe një Reali të fortë, pritet të jetë një ndeshje me shumë gola.
Real Madrid kanë humbur vetëm një nga dhjetë ndeshjet e fundit ndërsa ka triumfuar në fundjavë kundër Eibarit me rezultat. Me Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldon në dispozicion do të jetë e vështirë që Napoli mos të pësojë gol.
Mbetet të shihet se si do të zhvillohet takimi gjersa kujtojmë se në ndeshjen e parë Reali triumfoi me rezultat 3-1.
Parashikim: Napoli 2-1 Real Madrid