Site icon Telegrafi

Analizë dhe parashikim: Bayern Munich-Real Madrid

Bayern Munich dhe Real Madrid do të takohen sonte në kuadër të ndeshjes së parë të çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Vendi: Allianz Arena, Munich
Koha: 11 prill (e marte), 20:45

Lajmet rreth ekipeve

Bayern Munich

Mats Hummels nuk do të paraqitet në radhët e Bayernit, e cila gjë do të bëjë që ti shohim si partner të mbrojtjes Jerome Boatengun me Javi Martinezin.

Philipp Lahm rikthehet nga pezullimi pasi kishte mbushur numrin e kartonëve të verdhë kundër  Arsenalit.

Manuel Neuer, Thomas Muller dhe Douglas Costa janë në dyshim kurse edhe Robert Lewandowski mund të mos paraqitet në këtë takim.

Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Bayern-Real

Real Madrid

Real Madrid është në një krizë të vogël në fazën mbrojtëse, pasi dyshja Raphael Varane dhe Pepe nuk do të luajnë shkaku i lëndimeve.

Nacho do të startojë titullar së bashku me Sergio Ramos në qendër të mbrojtjes ndërsa pjesa tjetër mbetet e njëjtë.

Fabio Coentrao do të shpresojë të përfshihet në 11-shen e parë ndërsa edhe Dani Carvajal nuk dihet nëse do të luajë pasi ka ndërpre stërvitje të hënën.

Lexo po ashtu Ekskluzive: Brenda stadiumit të Bayern Munichut (Foto)

A e dini se…?

Në tetë ndeshjet e fundit të Real Madridi në Ligën e Kampionëve janë shënuar mbi dy gola.

Real Madrid ka shënuar të paktën  dy gola në tetë ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve.

Real Madrid janë të pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve.

Bayern ka fituar pesë prej gjashtë ndeshjeve të fundit  në Ligën e Kampionëve.

Në gjashtë ndeshjet e fundit të Bayernit në Ligën e Kampionëve janë shënuar mbi dy gola.

Bayern ka shënuar të paktën dy gola në pesë prej gjashtë ndeshjeve të fundit në Ligën e Kampionëve.

Analizë

Bayern ka shënuar fitore të rëndësishme kundër rivalit për titull të kampionit në Bundesliga, Borussia Dortmundit, e cila tregoi fuqinë e vërtetë të kampionit gjerman.

Ata janë në formë të shkëlqyeshme në terrenin vendas duke fituar në shtatë ndeshjet e fundit gjersa kanë pësuar vetëm dy gola.

Real Madridi si mysafirë ka fituar pesë ndeshjet e fundit edhe pse kanë barazuar 1-1 me rivalët lokal të  Atletico Madridit. Ata siguruan një fitore të madhe herën e fundit kur u takuan me bavarezët duke triumfuar në Alianz Arena me rezultat 4-0.

Ky pritet të jetë një takim i fortë, ndërsa favorizohet Bayerni kundrejt Realit.

Parashikim: Bayern Munich 1-1 Real Madrid

 

 

Exit mobile version