Arsenali vështirë se mund ta përmbysë rezultatin e takimit të parë kundër Bayern Munichut, ku londinezët kishin pësuar humbje me rezultat 5-1
Vendi: The Emirates (Londër)
Koha: 7 mars (e martë), 20:45
Lajmet rreth ekipeve
Arsenal
Santi Cazorla dhe Mohamed Elneny nuk do të luajnë edhe në takimin e dytë kundër Bayern Munichut.
Edhe Mesut Ozil do të mungojë kundër bavarezëve shkaku i një sëmundje.
David Ospina mund të pritet të startojë që nga minuta e parë gjersa Alexis Sanchez do të paraqitet që nga minuta e parë, megjithëse kundër Liverpoolit ishte në stol.
Bayern Munich
Philipp Lahm është i suspenduar për Bayern Munichun, ndërsa Rafinha pritet të startojë para Joshua Kimmichut.
Megjithatë, ekziston mundësia që Kimmich të luajë në mesfushë gjersa Arturo Vidal mund të pushoi për këtë takim.
Renato Sanches, Douglas Costa dhe Jerome Boateng janë të gjithë në dyshim.
Top Lojtarët
A e dini se…?
Arsenali si vendas ka shënuar mbi dy gola në pesë ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve.
Pesë takimet e fundit mes këtyre të dyve, Arsenali ka një fitore ndërsa Bayerni ka katër sosh ndërsa një ndeshje ka përfunduar pa fitues.
Në dy takimet e fundit mes Arsenalit dhe Bayernit janë shënuar gjashtë gola.
Analiza
Arsenal vjen në këtë takim pas fitores në FA CUP kundër Sutton Cityt ndërsa gjatë fundjavës nuk ka pasur angazhim pasi që Southampton ka pasur angazhim në finalen e kupës EFL.
Vetëm tre ekipe kanë përmbysur disavantazhin prej katër golave në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër, Bayerni është në formë të lartë duke mos pësuar humbje në 16 ndeshjet e fundit.
Bayern ka triumfuar në takimin e parë në Alianz Arena me rezultat 5-1 ndërsa Arsenali pritet të triumfojë në “The Emirates”.
Parashikim: Arsenal 2-1 Bayern Munich