Telegrafi

Analizë dhe formacionet e mundshme të derbit në Serie A: Juventus – Roma

Paulo Dybala rikthehet në Torino këtë mbrëmje teksa Roma e Jose Mourinhos kërkon të fitojë kundër Juventusit të Massimiliano Allegrit.

Ndeshja mes Bianconerëve dhe Giallorossi fillon në orën 18:30 në Allianz Stadium.

Skuadra e Mourinhos e ka nisur mirë sezonin 2022-23 me dy fitore ndaj Salernitana dhe Cremonese, por ata do të shpresojnë për një paraqitje më bindëse sonte kundër njërit prej rivalëve të tyre në garën për një përfundim në top katërshe.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Sezoni i Juventusit ka nisur pak më frustruese; Një fitore 3-0 ndaj Sassuolos në hapjen e sezonit dukej e mirë, por një barazim tepër i mërzitshëm 0-0 kundër Sampdoria i la tifozët të mërzitur dhe të dëshpëruar. Një fitore e fortë kundër Romës sot i jep Allegrit pak më shumë hapësirë ​​për të marrë frymë teksa ai kërkon t’i rikthejë Bianconerët sërish në krye.

Allegri është pa një numër lojtarësh në derbi, me Leonardo Bonuccin, Paul Pogban, Federico Chiesan, Angel Di Marian dhe Kaio Jorgen të gjithë jashtë fushës me lëndime.

Mourinho nuk po kalon momentet më të mira as në lidhje me lojtarët e tij të lënduar; Nicolo Zaniolo është jashtë pas një lëndimi në shpatull, nënshkrimi i ri Georginio Ëijnaldum nuk do të jetë i disponueshëm deri pas Kupës së Botës për shkak të një lëndimi në këmbë dhe Ebrima Darboe është jashtë fushës me një këputje të ligamentit krucial.

Formacionet e mundshme për Juventus – Roma:

Juventus (4-3-3): Perin;Danilo , Bremer , Rugani, Alex Sandro ; McKennie, Locatelli, Rabiot; Cuadrado, Vlahovic, Kostiq.

Roma (3-4-2-1): Rui Patric io; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Matic, Spinazzola; Dybala, Pellegrini; Abrahami. /Telegrafi/