Fikayo Tomori rikthehet për Milanin kundër Tottenhamit në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ës së Ligës së Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “San Siro”.
Kuqezinjtë do të jenë pa Mike Maignan, Alessandro Florenzi dhe Ismael Bennacer, por anglezi është rikthyer dhe do të startojë në një mbrojtje me tre lojtarë me Pierre Kalulu dhe Malick Thiaë. Ky i fundit është favorit para Simon Kjaer dhe e njëjta gjë vlen edhe për Alexis Saelemaekers në krahun e djathtë.
A #UCL matchday calls for a UCL quiz! How many can you get right? 📲🤓
Alla vigilia di #ACMTOT, mettiti alla prova con il nostro quiz 📲🤓 #SempreMilan pic.twitter.com/oA7JCmWgpa
— AC Milan (@acmilan) February 13, 2023
Anësori belg pritet të startojë, me Davide Calabria fillimisht në bankinë.
Sergino Dest dhe Zlatan Ibrahimovic nuk janë përfshirë në listën e Milanit në Ligën e Kampionëve për fazën eliminatore.
Milani nuk ka luajtur asnjë ndeshje në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve që nga viti 2014, kur kuqezinjtë drejtoheshin nga Clarence Seedorf, duke u eliminuan nga Atletico Madrid.
Tottenham është pa të lënduarit Hugo Lloris, Rodrigo Bentancur, Yves Bissouma dhe Ryan Sessegon ndërsa Pierre-Emile Hojbjerg është i pezulluar.
Checking out the San Siro 🏟 pic.twitter.com/fZ88N1MUbz
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) February 13, 2023
Ish-yjet e Serie A, Cristian Romero, Ivan Perisic dhe Dejan Kulusevski do të startojnë për Spurs.
Formacionet e mundshme:
Milan (3-4-1-2): Tatarusanu; Kalulu, Thiaë, Tomori; Saelemaekers, Krunic, Tonali, Theo; Diaz; Leao, Giroud.
Tottenham (3-4-3): Foster; Romero, Dier, Lenglet; Emerson Royal, Skipp, Sarr, Perisic; Kulusevski, Kane, Son. /Telegrafi/