Site icon Telegrafi

Analizat tregojnë se mbeturinat RDF në Bogorodicë janë sipas standardeve evropiane

Inspektorati shtetëror i mjedisit, në koordinim me Ministrinë e Mjedisit dhe Drejtorinë Doganore, më 29 janar ka kryer inspektim të jashtëzakonshëm të 15 kamionëve me mbeturina RDF nga Italia.

Mbeturinat transportoheshin në kamionë që ishin ndalur në hyrje të pikës kufitare Bogorodicë.

“Mostrat janë marrë nga mbeturinat, dhe për të rritur besueshmërinë e rezultateve, mostrat janë dorëzuar në Qendrën për kërkime mjedisor në Estoni. Bazuar në rezultatet e analizës së dy mostrave të mbeturinave RDF të bëra në laboratorin e pavarur estonez, është konfirmuar se parametrat e testuar përputhen me kufijtë e lejueshëm të specifikuar sipas standardeve evropiane për karburante të ngurta”, thonë nga Ministria.

Sipas standardit, mbeturinat RDF klasifikohen në 5 klasa të lejuara bazuar në tre parametra: vlera neto kalorike, përmbajtja e klorit dhe përmbajtja e merkurit./Telegrafi/

Exit mobile version