Site icon Telegrafi

Analizat që mund t’i bëni në qendrat e mjekësisë familjare, shërbimi shtëpiak e mungesa e pediatrit në QMF – Sadiku shpalosë shëndetësinë në kryeqytet

Në episodin e radhës të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku flet për shërbimet që ofrohen në qendrat e mjekësisë familjare në kryeqytet.

Drejtori i Shëndetësisë tregoi se cilat analiza mund t’i bëni në QMF-të e kryeqytetit.

“Diku 30 parametra laboratorik i bëjmë në Prishtinë, e të cilat janë paraparë me udhëzim administrativ. Po ashtu T3, T4 dhe TSH dhe HbA1c që është diabetin dhe këto bëhen në katër qendra të mjekësisë familjare, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në ‘Xhemajl Ibish’, ‘Dardani’ dhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në ‘Breg të Diellit’”, tha ai.

Sadiku ka folur edhe për shërbimin shtëpiak që i ofrohet qytetarëve të cilët për arsye shëndetësore ose të moshës nuk mund të marrin shërbimin në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Një pjesë e bisedës i është kushtuar edhe reduktimit të orarit të pediatrit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe mos ofrimit të shërbimit pediatrit në qendrat tjera të mjekësisë familjare.

Pse nuk ka shërbim pediatrik në qendrat tjera të mjekësisë familjare?

Sa i rëndon kjo prindërit dhe trajtimin e fëmijëve nga mungesa e pediatrit? A mbingarkohet Spitali i Pediatrisë me raste?

Të gjitha këto sot në podcastin “Shëndeti në rend të parë”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version