Site icon Telegrafi

Analizat për “Hanta-nin” presin të kthehet ministri Taravari (Video)

Pavarësisht se ishte paralajmëruar që më së voni deri sot do të dihet se si ka ndodhur infektimi masiv i banorëve të fshatit Simnicë të Gostivarit me virusin “Hantan”, Ministria e Shëndetësisë nuk ka përgjigje për vonesat e publikimit të rezultateve.

Pas gati një jave që kur brenda vdiqën babai dhe i biri si pasojë e këtij virusi, ndërsa shumë banorë të tjerë u hospitalizuan, zv/ministri i shëndetësisë ngre supet dhe nuk jep sqarime për përmbajtjen e rezultateve, të cilat do të vërtetojnë shkaktarin kryesor të virusit, duke thënë se pret ministrin Arben Taravari. Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, thonë se ende janë në pritje të analizave laboratorike të mostrave të marra nga uji dhe prodhimet e qumështit të cilat kultivohen në stanet ku njoftohet se ka ndodhur fatkeqësia.

Nuk do komentoja mbi këtë çështje, nesër ministri do jep pasqyrë të tërësishme. Nesër ministri do mbajë konferencë për shtyp dhe do ju informojë për rastin – tha Goce Cakarovski, zv/ministër i Shëndetësisë.

Alsat vizitoi edhe fshatin Simnicë, ku banorët po zhvillonin aktivitetet e zakonshme sikurse asgjë të mos kishte ndodhur jo më larg se një javë më parë.

“Këtu gjithçka është në rregull, nuk ka panik. Është bërë panik pa nevojë

“Situata është në rregull, kishte pak probleme. Njerëzit janë mirë e shëndoshë, nuk ka asnjë një këtu. Të sigurt jemi 100% nuk ka asgjë për panik të gjithë mirë jemi. Të gjithë jemi në fshat, jeta shkon normalisht, jeta vazhdon. Situata është e qetë dhe mirë”.

Ndërkohë në Klinikën për sëmundje Infektive në Shkup vazhdojnë të jenë të hospitalizuar shtatë persona nga Simnica me simptome të virusit të njëjtë. Mjekët thonë se gjendja e tyre është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetë. Gjatë javës së kaluar dy persona humbën jetën si pasojë e infektimit nga virusi “HanTan” i cili manifestohet me temperaturë të lartë dhe diarre. /Telegrafi/

Exit mobile version