Në emisionin e fundit të “Jeta në Kosovë” u transmetua intervista me drejtorin e Burgut të Lipjanit, Arif Beqa, në të cilën ai foli për rrethanat e vdekjes së të paraburgosurit Naser Makolli, të hënën e kaluar.
Naser Makolli ishte dëshmitari i parë i vdekjes së ish aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari meqë kishin ndarë dhmën e njëjtë në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Drejtori i Burgut të Lipjanit, Arif Beqa kur u pyet në lidhje me trajtimin e veçantë dhe mjekimin e Naser Makollit, tha se i është kërkuar se të ndjerit Makollit t’i bëheshin disa analiza, të cilat kishin për qëllim të tregonin se me çfarë sëmundje po përballet.
“Më 23 mars e kanë dërguar në spital, në gastrologji. Gastrologu ka kërkuar disa analiza të veçanta por nuk e kanë ndalë atje, për disa çështjet e tyre, e kanë kthyer me kusht që t’i bëjë analizat. Analizat i kemi dërguar tri ditë me radhë. Mirëpo të premten ndodhi kjo punë dhe ato analiza nuk janë lexu edhe kanë mbet në gjysmë”, tha Beqa.
Ai shtoi se analizat të cilat ishin duke u kryer për Makollin janë ndërprerë shkaku i analizës së fundit të cilën Makolli nuk arriti që ta kryente.
“Analizat i kanë dërguar në spital të fundit analizë e ka ba të premten në momentin kur edhe ajka vdes. Kanë mbetur rezultatet pa i dërguar me i lexu”, shtoi drejtori Beqa.
Deklaratën e drejtorit të burgut të Lipjanit mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: