Site icon Telegrafi

Analizat e miellit janë OK

Rezultati i analizave të miellit që janë dërguar në Itali për ekzaminim, kanë dalë të jenë në rregull.
Lajmin për indeksonline e ka konfirmuar një zyrtar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, duke mos pranuar t’i përmendej emri. Ky zyrtarë ka treguar se analizat e miellit që janë kërkuar të dërgohen në një shtet të Bashkimit Evropian nga Kryeministri Isa Mustafa, kanë dalë të jenë në rregull.

“Analizat e miellit kanë dalë me standarde shumë normale dhe nuk ka asnjë dyshim që është ngritur ditëve të fundit”, ka thënë ky zyrtarë i AUV.

Analizat i ka tashmë ky institucion, mirëpo ende nuk i ka publikuar. Arsyen e mos publikimit të analizave nuk i kanë treguar as në Qeverinë e Kosovës.

AUV-ja është institucion që funksionon në kuadër të zyrës së Kryeministrit dhe analizat janë kërkuar të kryhen në një shtet të Bashkimit Evropian, pasi ishte vu në dyshim profesionalizmi i këtij institucioni. Mirëpo edhe në Itali analizat e miellit kanë rezultuar të jenë në rregull. /Indeksonline/Telegrafi/

Exit mobile version