Kanë dalë negative rezultatet e analizave të shtetasit të Italisë i cili rreth orës 22:00 u pranua në klinikën infektive në Shkup. Sipas MSH-së dyshimet e pacientit kanë qenë për shtërngime në bark.
Ai më herët kishte kërkuar ndihmë nga mjekët në klinikën infektive dhe menjëherë është izoluar dhe i’a janë bërë analizat.
Ai në Maqedoni ka ardhë nga Milano e Italisë dhe në aeroportin e Shkupit nuk është ndaluar nga kamerat termike.
“Pas mbërritjes në klinikën për infektologji në Shkup, pacienti është izoluar dhe po bëhen hulumtime të simptomeve” u tha më herët në njofimin e MSH-së.
Përndryshe, nga MSH-ja thonë se nuk ka vend për panik dhe se shteti i ka marrë gjitha masat për këtë krizë botërore. /Telegrafi/