Telegrafi

Analiza pozitive për WP7

Për sa i përket platformës WP7, ajo më në fund gjatë këtij viti pritet të marr përfaqësim më të madh në mesin e shfrytëzuesve – pritet që Nokia të shes rreth 37 milion pajisje WP7 gjatë vitit 2012, ndërsa HTC edhe 6 milion të tjera.

Shitja totale e pajisjeve me WP7 nga Nokia dhe HTC gjatë këtij viti do të duhej të ishte rreth 43 milion pajisje, e vitin e ardhshëm 74 milion. Sipas parashikimeve të njëjta, Nokia nga numri total i 77 milion telefonave të shitur do të shes 40 milion pajisje të bazuar në Symbian dhe 37 milion me sistemin operativ Windows Phone 7.5, derisa vitin e ardhshëm pritet të mbizotërojnë modelet WP me 64 milion kundrejt 16 milion telefonave të mençur të bazuar në Symbian.

Edhe pse analizat duken mjaftë premtuese për Microsoftin dhe platformën Windows Phone, ato mund të konsiderohen si të dobëta për Nokian. Kompania gjatë vitit 2010 ka shitur 100 milion telefona të mençur, një vit më vonë 77 milion (sa pritet të shes edhe këtë vit), e analizat tregojnë rritje të vogël në 80 milion vetëm gjatë vitit 2013. Posedimi i Nokias në tregun e smartphonëve është në rënie – më 2011 kompania mbante 18 për qind të tregut, derisa parashikimet për vitin 2012 janë në rreth 11 për qind, e për 2013 edhe më të voglat 8 për qind. /Telegrafi/