Site icon Telegrafi

Analiza e “Octupus”: Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Serbia po përdor taktika hibride për të krijuar destabilitet në Kosovë, duke i shërbyer qëllimeve të saj politike dhe ekspansioniste.

Përtej dezinformimit dhe propagandës, Beogradi zyrtar përpiqet të projektojë një Kosovë të dobët, të ndarë dhe të përfshirë nga mosbesimi publik.

Sipas një analize nga profesori Arben Fetoshi për Institutin Octopus, Serbia ndjek një model të ngjashëm me atë të përdorur nga Rusia në Ukrainë.

Dezinformimi, sulmet kibernetike dhe kërcënimet ushtarake janë ndër mjetet që përdoren për të promovuar narrativat strategjike, si pretendimet për “persekutimin” e serbëve në Kosovë apo “kërcënimet” fetare të fabrikuara.

Fetoshi vë në dukje se Serbia shfrytëzon mediat dhe Kishën Ortodokse për të përhapur këto mesazhe, duke ndikuar jo vetëm në opinionin publik vendas, por edhe në audiencat ndërkombëtare. Mediat serbe, të njohura për përhapjen e lajmeve të rreme, raportojnë përmbajtje selektive që përforcojnë narrativat antiperëndimore dhe antikosovare.

Lexo po ashtu Majko për sulmin në Banjskë: Serbia provoi të krijojë një Donbas serb në Kosovë

Portale si Kosovo Online transmetojnë në disa gjuhë për të ndikuar më gjerësisht në opinionin ndërkombëtar.

Pretendimet serbe për “represion” dhe “dëbim të planifikuar” të serbëve nga Kosova janë hedhur poshtë nga organizata ndërkombëtare dhe ngjarjet në terren.

Lexo po ashtu Konjufca: Serbia ndjek strategjinë e Rusisë, sulmi në Banjskë ishte një skenar identik me pushtimin e Krimesë

Veprimet e fundit të policisë kundër grupeve kriminale dhe sulmet terroriste në veri të Kosovës, përfshirë ato të udhëhequra nga Milan Radoiçiq, janë shembuj që kundërshtojnë narrativën serbe.

Kjo fushatë hibride synon: Mobilizimin e popullsisë serbe në Kosovë dhe Serbi; Ndikimin në audiencat ndërkombëtare; Dobësimin e institucioneve të Kosovës përmes polarizimit dhe pasigurisë.

Në këtë kuadër, Serbia vazhdon të pozicionohet si “viktimë” duke përdorur narrativa të manipuluara për të justifikuar qëllimet e saj.

Përballja me këto taktika kërkon vigjilencë të shtuar dhe mbështetje ndërkombëtare për Kosovën./Telegrafi/

Exit mobile version