Nuk i ka kursyer fjalët e mira për Shqipërinë “Corriere dello Sport”.
“Franca bën ndeshjen e dytë dhe gjen fitoren e dytë. Edhe këtë herë e gjen golin në minutën e fundit. Shqipëria ishte solide dhe e vendosur mirë në fushë nga De Biasi. Rezistuan mirë deri në minutën e 90-të, por më pas u kalua nga Griezmann dhe Payet. Mbaroi 2-0. Në pjesën e dytë pati një ritëm tjetër ndryshe nga pjesa e parë. Pati edhe dy shtylla, nga një për secilën skuadër. Shumë e mirë loja e Hysajt. Perfekt në mbrojtje dhe i rrezikshëm në disa raste në sulm.
Franca e nisi mirë dhe duke mbajtur topin, por Shqipëria i kishte mbyllur të gjitha hapësirat duke mbrojtur me dy lojtarë sa herë merrte topin Payet dhe Coman. Pas një nisjeje të turpshme, Shqipëria provoi disa herë me kundërsulm. Shqipëria pati disa raste në fund të pjesës së parë duke bërë që tifozët francezë të fishkëllejnë skuadrën që shkonte në dhomat e zhveshjes.
Në pjesën e dytë Franca luajti gjithçka për të arritur rezultat. Shqiptarët mbrohen duke shtrënguar dhëmbët, por e uli shumë ritmin në minutat e fundit duke pësuar në të 90-ën. Griezmann me kokë shpërthen Velodrome dhe pak çaste më pas edhe Payet dyfishon duke e çuar Francën në çerekfinale”.
Nje titull origjinal eshte edhe ai i Gazzeta dello Sport qe shkruan “Muri i Shqiperise bie ne minuten e 90-te”.