Në media ka qarkulluar një video në të cilën shihen dy-tre persona duke rrahur një vajzë të mitur. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një shkolle në Rahovec.
Sipas analistes Kimete Berisha, njëri nga personat që rrahu vajzën e mitur është xhaxhai i vajzës, e që është mësues dhe asambleist i PDK-së.
Ajo ka kritikuar edhe mediat që sipas sajë janë të lidhura më PDK-në dhe nuk e kanë raportuar rastin në tërësi se si ka ndodhur.
Postimi i plotë i Berishës:
Portalet e kontrolluara nga PDK-ja ashiqare nuk e publikuan lajmin për rrahjen brutale të së miturës nga axha i saj, arsimtar dhe asambleist i PDK-së në Rahovec!
Siç ka thënë ‘Shekspiri’, njerëz të SHIK-ut kanë likuiduar njerëz e nuk u ka hëngër palla, e po ta marrin ‘këta’ seriozisht që rrahet një vajzë në një katund të varfër, diku atje larg nga Prishtina…
A e pave Aleksandër, qysh ju ka në dorë PDK-ja, e s’mundeni me livrit pre saj!….
qysh ishin organizu me drejtor i shkollës, me familje, me TV KLAN në mbrojtje të Xhafer Bytyçit.
Policja pllavushe me llajner deri te veshi qysh deklaroi në emër të mjekëve se ‘vajza s’pati shenja dhune’, a ne e pamë në video se si ajo u rrah brutalisht nga tre darvilla.
Këta te PDK vërtetë nuk lënë shenja, edhe kur i lënë ato, ia dalin t’i zhdukin.
Bisha.