Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim sot që të pranojë 52 ankesa. Paneli ka vendosur që të urdhëroj KQZ-në, për rinumërimin e 1 mijë e 472 vendvotimeve. Ndërsa lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, PZAP ka vendosur që të pranoj të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largoj nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve.
Lidhur me vendimit e PZAP-it ka reaguar analisti politik Blerim Vela. Përmes një shkrimi të bërë në profilin e tij në Facebook, Vela ka thënë se vendimet e PZAP-it janë vetëm njëra shkallë e vendim-marrjes deri tek certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve, transmeton Telegrafi.
Ai ka shkruar se nëse subjektet politike dhe kandidatët për deputetë nuk ankohen në vendimet e PZAP-it në Gjykatën Supreme në 24-orët e ardhshme, atëherë fillon zbatimi i tyre.
Tutje ai ka thënë se efekti i menjëhershëm është shtyrja e procesit të certifikimit të rezultateve dhe ndryshimi i përfaqësimit të subjekteve në Kuvend.
Vela ka pohuar se nëse mbetën të plotfuqishme vendimet e PZAP-it, ato shtyjnë certifikimin e rezultatit final, për së paku disa javë- kah fundi i nëntorit ose fillimi i dhjetorit.
Sipas Velës, konstituimi i Kuvendit dhe votimi i Qeverisë mund të ndodh gjatë muajit dhjetor./Telegrafi/