Telegrafi

Analisti sportiv turk thyen me çekiç frigoriferin në emision

“Var Odasi” është një prej emisioneve më të shikuara televizive sportive turke.

Por, pos analizave rreth ndeshjeve, analistat bëjnë ndonjëherë edhe lëvizje të paparashikuara.

Një e tillë ka ndodh edhe në gjatë mbrëmjes së kaluar, kur njëri prej analistave, Emre Bol, befasoi të gjithë me veprimin e tij, transmeton Telegrafi.

Në fakt, analisti i afërt me skuadrën e Fenerbahçe theu me çekiç një frigorifer të vogël gjatë transmetimit të emisionit.

Ndryshe, kjo erdhi pas një proteste të vazhdueshme të një analisti të afërt me Galatasarayn, Evren Turhan, i cili kohët e fundit qëndronte ulur mbi këtë frigorifer duke imituar trajnerin e Galatës, Fatih Terim. /Telegrafi/