Telegrafi

Analisti i njohur i CS:GO mbetet i mahnitur nga suksesi i BNE: Janë rritur kaq shpejtë dhe janë shumë argëtues

Pas triumfit të ekipit Bad News Eagles kundër ekipit MIBR, dhe kualifikimit në Legends Stage të turneut më të madh të CS:GO, për ta foli edhe ish-lojtari profesionist, tashmë analisti Jacob “Pimp” Winneche.

Në rrjetin social Pimp, përgëzoj ekipin shqiptar për kualifikimin e tyre në fazën tjetër të turneut të CS:GO, PGL Antwerp Major.

Pimp gjithashtu shprehu se po ta pyesnin tre muaj më parë për ekipin shqiptar Bad News Eagles, se a do të kualifikohet në Major, nuk do të ishte në dijeni fare për ekipin.

Lexo po ashtu Momentet legjendare të ekipit Bad News Eagles kundër ekipit brazilian MIBR

“Bad News Eagles sapo janë kualifikuar për fazën PGL 2022 CSGO Major Legends .

“Po të më pyesnit 3 muaj më parë nëse mendoja se BNE do të kualifikohej për majorin, do të kisha thënë “kush?” Ata janë rritur kaq shpejt në një ekip të mirë dhe shumë argëtues të CSGO. Ju lumtë!!!”. /Telegrafi/