Analisti nga Beogradi, Srdjan Cvijiq me anë të një reagimi në mediet sociale ka shpjeguar se si pushtetit i presidentit serb Aleksandar Vuçiq ka promovuar dhunën dhe vlerat anti-perëndimore në vend.
Sipas Cvijiqit, mediet e lidhura me Qeverinë e Serbisë janë të mbushura me gjuhë të urrejtjes dhe promovim të dhunës.
“Që kur Partia Progresive Serbe e Aleksandar Vuçiqit erdhi në pushtet në vitin 2012, mediet e lidhura me Qeverinë janë ‘mbushur’ me gjuhë të urrejtjes dhe promovim të dhunës. Kjo është e pranishme nëpërmjet promovimit të diskursit anti-perëndimor dhe nacionalist”, shpjegon Cvijiq në Twitter.
“Kjo u tregua veçanërisht se sa të pambrojtur janë qytetarët serbë që lexojë dhe besojnë mediet pro-regjimit. Ata kanë më shumë gjasa të mbështesin disa forma të ‘militarizmit sulmues’. Shembuj të kulturës së dhunës, se si promovohet dhe sa të qasshme janë ato për të rinjtë, janë të shumtë”, shton ai.
Ever since Vučić’s Serbian Progressive Party came to power in 2012, government affiliated media has been filled with hate speech and the promotion of violence 1/17 pic.twitter.com/ETOT3kHBap
— Srdjan Cvijic (@srdjancvijic) May 7, 2023
Ai tregon rastin se si Misha Vaciq që është udhëheqës i së Djathtës Serbe, kishte ligjëruar për betejat e Luftës së Parë Botërore, pikërisht në shkollën “Vladislav Ribnikar” ku ndodhi vrasja e 7 nxënësve.
“Misha Vaciq, udhëheqës i së Djathtës Serbe, satelite e Vuçiqit, u ftua në vitin 2018 si mysafir nderi në një shkollë fillore si pjesë e një turneu që me anë të lojërave rikrijonte një nga betejat e Luftës së Parë Botërore. Gjeni se cila shkollë ishte? Pikërisht Vladislav Ribnikar, shkolla fillore ku ndodhën të shtënat javën e kaluar”, tregon ai.
Cvijiq thotë se regjimi i Vuçiqit ka shpenzuar paratë e taksapaguesve për financimin e tabloidëve.
“Është interesante se shumica e partive të krahut të djathtë që protestuan kundër Marrëveshjes së Ohrit, dyshohet se janë satelitët e Vuçiqit, nuk do t’i bashkohen të gjitha partive të tjera kundërshtare që protestojnë kundër dhunës”, thotë Cvijiq.
Miša Vacić, a leader of Vučić’s satellite Serbian Right was for example invited in 2018 as a guest of honour in a primary school for a tournament in a strategy game recreating one of the decisive battles of WW1. Vacić in Rome in 2021 at the gathering of European extremists👇🏻 6/17 pic.twitter.com/5FwdEXRlfy
— Srdjan Cvijic (@srdjancvijic) May 7, 2023
“Regjimi i Vuçiqit ka promovuar në mënyrë aktive kulturën e dhunës edhe duke shpenzuar paratë e taksapaguesve për financimin e tabloidëve pro-regjimit në vend. Kur kësaj i shtoni lidhjet e ngushta midis regjimit të Vuçiqit dhe krimit të organizuar, siç tregoi NY Times, gjërat fillojnë të bëhen më të qarta”, pohon ai.
Në fund, analisti serb shprehet se Vuçiq ka fajësuar kulturën perëndimore për tragjedinë e ndodhur javën e kaluar.
“E vetmja gjë që bënë zyrtarët, nga Vuçiqi deri te ministrat përgjegjës të Qeverisë, ishte mohimi i përgjegjësisë që kanë. Ata fajësuan video-lojërat dhe kulturën perëndimore për tragjedinë, ata propozuan zgjidhje qesharake ligjore si rikthimi i dënimit me vdekje”, përfundon ai. /Telegrafi/