Analisti francez i futbollit, Dominique Severac, beson se Thomas Tuchel po arrin të bëjë me PSG-në atë që Unai Emery dështoi ta bënte.
Severac insiston se bosi i Arsenalit po sheh se si duhet të bëhet puna me yje të mëdha nga Tucheli.
“Neymar është në maje të Parisit falë Tuchelit? Kjo është esenca e përgjigjes, po. Ju mund të bëni krahasimin e njëjtë sezonin e kaluar, pse ishte aq keq? Nuk ishte trajneri i njëjtë”.
“Emery, marrëdhënia e keqe e tij… e këso gjrash. Emery nuk di të menaxhojë yjet”.
“Kjo është arsyeja pse sot është te Arsenali. Për Emeryn nuk ka yje në zhveshtore, Neymar dhe Nkunku janë të njëjtë”.
“Kur je Neymar, nuk mund të ndihesh si Nkunku. Nkunku e di se nuk është Neymar dhe Neymar e di se nuk është Nkunku”, deklaroi Severac.
Mbetet të shihet sa larg do të shkojë PSG këtë sezon në Ligën e Kamponëve, pasi tashmë e ka përfunduar punën në Ligue 1. /Telegrafi/