Analisti Albinot Maloku ka komentuar prezantimin e programit qeverisës nga ana e Qeverisë Kurti.
Maloku, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë ka thënë se për nga përmbajtje programi është premtues dhe përfshinë shumicën e premtime parazgjedhore, përcjell Telegrafi.
“Shumica e pikave janë të mundshme për t’u realizuar por janë edhe disa të tjera që nuk varen nga Kosova”.
Ai shton thënë se në programin e qeverisë është arritur kompromisi i ri edhe mes partnerëve të koalicionit.
Sipas Malokut, megjithatë reciprociteti është vështirë i zbatueshëm në vepër.
“Është e vërtet që vendet funksionojnë mbi këtë bazë. Por çështja me Serbinë dallon pasi ne nuk njihemi mes vete”.
Analisti, qasjen e Grenellit për taksën e quan “jodiplomatike” por thotë se është konkrete.
Maloku thotë se është i çuditshëm qëndrimi i LDK-së, që sot ka mbështetur qëndrimin për reciprocitet./Telegrafi/