Analisti 55 vjeçar anglez, Gary Lineker, i cili është edhe legjendë e kombëtares angleze, ka përqeshur Gonzalo Higuainin.
Pas daljes së imazheve të Higuain për shtim të peshës së tij, vazhdojnë kritikat në drejtim të tij.
Eshtë analisti i Sky Sports, Gary Lineker, i cili ka shfaqur trupin e tij në super formë, teksa ka krahasuar atë me trupin e 28 vjeçarit Gonzalo Higuain, shkruan Telegrafi.
Higuain kaloi për 94 milionë euro te Juventusi pak kohë më parë, një lëvizje që tash po kritikohet nga tifozët Bianconer për shkak të mos përkushtimit të tij për t’u kthyer në formë.
Mbetet të shihet nëse Higuain do t’ia dalë që të kthehet në formë fizike të dëshirueshme e po ashtu edhe golave. /Telegrafi/