Site icon Telegrafi

Analistët: Zgjedhjet s’duhet të mbahen pa përfunduar reforma zgjedhore

Njohësit e proceseve politike dhe zgjedhore, Mazllum Baraliu dhe Blerim Burjani kanë vlerësuar se zgjedhjet e reja parlamentare nuk duhet të mbahen pa përfunduar procesi i reformës zgjedhore.

Ata kanë thënë për gazetën “Epoka e re”, se është nevojë urgjente të evitohen mangësitë aktuale në sistemin zgjedhor.

Sipas tyre, mbajtja e zgjedhjeve sipas ligjit aktual do t’i sillte të njëjta probleme gjatë përgatitjes paraelektorale, gjatë procesit zgjedhor, e sidomos pas procesit zgjedhor.

Baraliu e Burjani kanë bërë me dije se reforma zgjedhore ka mbetur peng e partive politike meqë shumicës së tyre u konvenon sistemi aktual zgjedhor. /Telegrafi/

Exit mobile version