Site icon Telegrafi

Analistët tregojnë se pse Vuçiq po zbutet ndaj Kosovës (Video)

Deklaratat e fundit të presidentit serb Aleksander Vuçiq, lidhur me Kosovën dhe dialogun, kanë ardhur pas ndryshimeve politike që kanë ndodhur në Kosovë e gjithashtu me qëllimin e përafrimit të Serbisë me BE-në.

Këto vlerësime i kanë bërë analistët  vendorë të cilët ndërrimin e qasjes së Vuqiqit karshi Kosovës e lidhin me tendencën për anëtarësim të Serbisë në BE

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti, tha për Tribuna Channel se kjo deklaratë e të parit serb po bëhet në kohën kur Serbia i është afruar anëtarësimit në Bashkimin Europian.

E ndryshe nga Hoti, u shpreh analisti politik Nexhmedin Spahiu.

Ai deklarimet e Vuçiqit i sheh si presion nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe ndryshimet në skenën politike në Kosovë.

Exit mobile version