Site icon Telegrafi

Analistët: Të konstituohet Kuvendi dhe të zgjidhet qeveria e re

Konstituimi i Kuvendit, zgjedhja e kryetarit të saj dhe funksionimi normal i këtij organi më të lartë të pushtetit legjislativ, sipas njohësve të rrethanave politike, është dalja e vetme nga kjo krizë politike. Sipas profesorit universitar, Qashif Bakiu, zgjidhja e krizës do të jetë një proces shumë i vështirë, dhe sipas tij, nuk mund të pritet ndonjë zgjidhje brenda një afati shumë të shkurtër. Bakiu shtoi më tej se përveç konstituimit të Kuvendit, një zgjidhje tjetër eventuale, mund të ofrohet edhe nga ana e faktorit ndërkombëtar duke filluar një raund të ri të bisedimeve, por sipas tij, kjo gjë nuk do të premtonte një zgjidhje konkrete.

Sipas analistit politik, Ramadan Ramadani, tani është koha që opozita e deritanishme, e kryesuar nga LSDM, të ndërmerr hapa dhe iniciativa konkrete, pasi sipas tij, vetëm në këtë mënyrë do të mund të tejkalohej kjo situatë. Ramadani vlerëson se këto obstruksione nuk do të zgjasin edhe për shumë kohë.

Analistët për televizionin Shenja vlerësojnë se partitë politike detyrimisht duhet të përfundojnë seancën konstituive të parlamentit dhe të zgjedhin kryetarin e parlamentit, me ç’rast do të mund ti shpallnin edhe zgjedhjet lokale edhe pse ky afat tashmë ka kaluar.

Exit mobile version