Festa e lojtarëve të Arsenalit pas ndeshjes me Ludogoretsin nuk iu ka pëlqyer aspak dy ish futbollistëve të Ligë Premier.
Richard Dunne dhe Rio Ferdinand kanë qenë të shpejtë për t’i kritikuar ‘Gunnersat’ pas fitores 6-0 për fotot e tyre duke festuar nga dhoma e zhveshjes.
“Është fantastike kur ju fitoni diçka, por jo një ndeshje në fazën e grupeve. Arsenali është gjithmonë nën akuzë që nuk fiton asgjë”, ka thënë ish lojtari i njohur irlandez Dunne.
Në anën tjetër ish-mbrojtësi i Manchester United, Ferdinand, ka qenë edhe më i ashpër.
“E kam thënë edhe më parë, nuk do ta bëja këtë deri në duart e mia do ta kisha ndonjë trofe. Nëse djemtë dëshirojnë ta bëjnë këtë, atëherë kjo është një gjë e re”, ka thënë fituesi i Ligës së Kampionëve për vitin 2008. /Telegrafi/