Analistët ekonomikë e kanë përshëndetur shtyrjen e Eurobondit prej 650 milionë euro, por edhe paralajmërojnë se vendi është një hap përpara izolimit, transmeton Telegrafi Maqedoni
‘Shtyrja eurobondit në këtë rast është në fat të mirë, për shkak se deri më tani është shmangur kjo huamarrje e re. Por kjo gjithashtu tregon se kriza politike duhet të zgjidhet, sepse askush më nuk beson në asgjë. Kjo nuk do të jetë e fundit, do të pasojnë edhe tërheqje të tjera të tilla, që përfundimisht do të thotë izolim të vendit. Për një vend të vogël si e jona, izolimi do të jetë fatal, thotë analisti ekonomik Vanço Uzunov në një deklaratë për Plusinfo.
Branimir Jovanoviq nga e Majta beson se shtyrja e Eurobondit është një triumf i vogël publik përfshirë edhe Protestën e fundit të Revolucionit Laraman.
‘Unë nuk kam informacion të mjaftueshëm mbi çfarë ka ndodhur saktësisht, por nga ajo që kam kuptuar bankat e kanë shtyrë vendimin për dyshimeve në ligjshmërinë e procedurës për lëshim. Por, a është kjo e vërtetë apo ka diçka tjetër, ne nuk mund ta dimë. Por duhet theksuar se vendimi është shtyrë, por nuk është anuluar. Tani për tani nuk do të ketë ndonjë efekt pozitiv në ekonomi. Ky është një triumf i vogël i të gjitha këtyre iniciativave, peticioneve, protestave kundër lëshimit të eurobondit’ tha Jovanoviq. /Telegrafi/