Site icon Telegrafi

Analistët presin epokë të re të qeverisjes në Maqedoni

Në vigjilje të formimit të qeverisë së re mes koalicionit të kryesuar nga LSDM dhe shumicës së partive shqiptare, analistët politik thonë se prioriteti i kësaj qeverisje por edhe pritja e faktorin ndërkombëtar është që të shënohet një kthesë e madhe krahasuar me qeverisjen paraprake.

Përveç vënies së parimeve të reja të qeverisjes edhe çështja e përzgjedhjes së kuadrove do të jetë determinuese për suksesin dhe jetëgjatësinë e kësaj qeverie por edhe plotësimi premtimeve parazgjedhore. Profesoresha universitare, Gjyla Çeliku, thotë se kryeministri i ri, ndër të tjera, duhet të plotësojë të gjitha kërkesat shqiptare, për të cilat i fitoi votat.

Edhe profesori universitar, Mersel Bilalli, thotë se reformat në gjyqsor, procesi eurointegrues dhe cështjet etnike duhet të jenë prioritet i qeverisë së re. Por sipas tij, më e rëndësishme është prerja që duhet të bëhet mes mënyrës së qeverisjes së kaluar dhe qeverisjes së re.

Analistët politikë thonë se rol të rëndësishëm në qeverinë re do të kenë edhe partitë shqiptare, rrjedhimisht edhe përgjegjsia e tyre do të jetë më e madhe. Prandaj, priten ndryshime rrënjësore në mënyrën e politikbërrjes dhe tërheqjen e figurave politike të konsumuara në 20 vitet e fundit.

Exit mobile version