Një humbje në Drenas, për Partinë Demokratike të Kosovës, do të jetë fillimi i fundit të rënies së kësaj partie nga pozita e partisë së parë në vend.
Kështu të paktën vlerësojnë analistët politikë në vend sipas të cilëve një koalicion i partive të tjera me Nismën mund t’i sjellë Isa Xhemajlajt fitore në Drenas.
Ata shprehën se Drenasi i cili është njohur si bastion i Partisë Demokratike të Kosovës dhe një hambar votash jo vetëm në zgjedhjet lokale por edhe ato nacionale, me shkuarjen në balotazh tregon që nuk e ka fuqinë që ka pasur atje.
Sipas analistit Donik Sallova, nuk pritej të ndodhte ky balotazh pasi dihet që në Drenas PDK ka fituar gjithmonë bindshëm.