Sipas analistëve, afatet shkelen nga partitë nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos, ndërkaq duhet të mbahet një takim liderësh për t’u arritur një pajtueshmëri për mbajtjen e zgjedhjeve, definimin e një pakete shtesë reformash dhe tërhiqet vendimi i kryetarit Ivanov për faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Petar Arsovski thotë për TV Telma se partitë taktizojnë me qëndrimet e tyre, madje edhe në këtë fazë qetësimi që nuk pritet dalje e plotë nga kriza, ndërkaq koha do të tregojë se çfarë do të sjell qeveria e ekspertëve.
Suad Misini beson se OBRM-PDUKM-ja ka mjaft letra në duar dhe se në bisedime mund të paraqitet me pikat e forta që i ka, pra të bëjë obstruksion dhe radikalizim të proceseve.
OBRM-PDUKM-ja nuk mund që të shkojë në zgjedhje e vetme, ndërkaq thotë se BDI-ja ua ka kthyer shpinën partnerit të saj në qeveri, PDSH-ja foli për kushte të pa plotësuara për zgjedhje të drejta dhe demokratike, kurse LSDM-ja prejt tërheqjen e faljes dhe mbledhjen e Kuvendit.
Burime brenda partisë në pushtet thonë se nuk e lënë anash mundësinë që të krijohet një qeveri BDI-LSDM-PDSH, ku kryeministër do të jetë një shqiptarë./Telegrafi/