Site icon Telegrafi

Analistët në Debat Plus: Dialogu mbyllet pas disa muajsh, LDK duhet t’i bashkohet ekipit negociator

Sonte në emisionin “Debat Plus”, me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini diskutohet me analistë e gazetar për vazhdimësinë e dialogut, pas Letrës së Trump dhe letrës së Komisionerëve të BE-së drejtuar institucioneve të Kosovës.

Sipas njohësit të politikës së SHBA , Ilir Ibrahimi, përmbajtja e letrave të ndërkombëtarëve paralajmëron se  dialogu është në fazën e fundit dhe si i tillë përmbyllet pas disa muajve. Ibrahimi thotë se vendimet e dialogut do ta përcaktojnë fatin e shtetësisë sonë në vitet e ardhshme.

Ndërkaq gazetari Fidan Rama, ka thënë se letra e Presidentit Trump lë të nënkuptohet se arritja e marrëveshjes mund të sjellë ndryshime të kufijve.

Ndërkohë sipas Ramës, roli i ekipit negociator në këtë proces do të jetë dëshmitarë dhe raportues i dialogut.

Duke folur për ekipin negociator analisti Imer Mushkolaj ka thënë se LDK , duhet të jetë pjesë e këtij dialogu duke iu bashkuar ekipit negociator e jo të kontribuojë vetëm nga Kuvendi si opozitë, siç deklaroi kryetari i LDK-së Isa Mustafa në konferencën për media.

Arton Demhasaj nga organizata “Çohu” tha se ekipi negociator duhet të jetë më gjithëpërfshirës.

Këto dhe detaje të tjera nga analistët mund t’i kuptoni në Debat Plusin e sotëm nga ora 20:30 në RTV Dukagjini.

Exit mobile version