Site icon Telegrafi

Analistët: Ndodhitë në Turqi mund të kenë pasoja për tërë rajonin

Turqia e mbijetoi natën e kaluar, përpjekja e pasuksesshme për grusht shtet e shqetësoi stabilitetin e Turqisë, por paqëndrueshmëria mund të përhapet në rajon, druajnë ekspertët, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Grusht shteti në njërën nga fuqitë më të mëdha në rajon nuk mund të mbetet pa reperkusione të caktuara, por sërish theksi kryesor duhet të vendoset mbi stabilizimin e brendshëm në Turqi, konsideron analisti Mirçe Adamçevski.

Nga ana tjetër analisti Nano Ruzhin, është i mendimit se krahasimet e Turqisë me Maqedoninë janë të pabaza dhe besimin të cilin e gëzon garnitura aktuale politike turke në pushtet , nuk e gëzon garnitura politike në Maqedoni.

Përndryshe Turqia si anëtare e NATO dhe njëra nga fuqitë më të mëdha politike dhe ekonomike, konsiderohet si faktor kryesor për stabilizimin e Evropës dhe rajonit./Telegrafi/

 

Exit mobile version