Mos luani me zjarr, ishte mesazhi që e përcolli shefja e diplomaciosë së BE-së, Federica Mogherini, politikanëve të Maqedonisë, duke thënë se Brukseli po brengoset që kriza politike mund të kthehet në krizë ndëretnike. Brukseli pret që Kuvendi dhe presidenti Ivanov ta zhbllokojnë situatën, në mënyrë që mos të rriten tensionet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shumë analistë nuk presin që kriza politike të kalojë në konflik. Sipas hetimeve të Qendrës së Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtarë, 15 vitet e fundit pas Marrëveshjes së Ohrit problemet ndëretnke janë në rrënie, por ajo që brengos është rritja e nacionalizmit.
Se a do të ndërhyjë përsëri në mënyrë direkte Brukseli për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, do të mund të dihet pas samitit të liderëve evropian që nesër do të fillojnë në Bruksel, ku në rend dite do të jetë edhe situata në Ballkanin Perëndimor./Telegrafi/