Site icon Telegrafi

Analistët: Marrëveshja me Serbinë bëhet vetëm nëse në qeveri janë bashkë “krahu i luftës” dhe i “paqes”

Analistët e çështjeve politike thonë se senatorët amerikan, dje në Kosovë kanë sjellë mesazhe të qarta për arritje mes Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje kjo e cila sipas njohësve të zhvillimeve politike nuk do të jetë e lehtë për asnjërën palë.  Ndërsa, ish-kryeministri Haradinaj tha se nuk iu kërkua kompromis.

Njohësit e çështjeve politike, thonë se  senatorëve amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson kanë kane sjellë porosi të qarta për dialogun Kosovë – Serbi. Analisti Finsik Halimi, thotë se mesazhi i senatorëve tregon se në tavolinën e dialogut janë dy opsione për Kosovën.

“Në tavolinë janë dy oferta: Njëra për federalizimin e Kosovës përmes Asociacionit të komunave serbe ose oferta për shkëmbimin e territoreve. Tash, populli i Kosovës duhet të vendos se cilin opsion e ka më të pranueshëm”, tha për RTV Dukagjinin, Fisnik Halimi.

Analisti Fitim Salihu thotë se për arritjen e një marrëveshje me Serbinë, pjesë e qeverisë së ardhshme të Kosovës duhet të jenë si “krahu i paqes” ashtu dhe “krahu i luftës”.

“Vështirë të përmbyllet një proces i madhe politik me Serbinë nëse nuk marrin pjesë dy krahët ose siç njihen në Kosovë “krahu i luftës” dhe “krahu i paqes”. Mendoj se në qeveri duhet të vijnë parti nga dy taborët pasi partitë nga vetëm njëri tabor vështirë se mund ta përmbyllin këtë proces”, deklaroi Fitim Salihu, përcjell Telegrafi.

Ndërsa, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk i kanë kërkuar kompromis.

Salihu më tej tha se nga vizita e senatorëve amerikanë bëri të ditur që dialogu Kosovë Serbi ka hyrë në fazën përfundimtare. /Telegrafi/

Exit mobile version