Site icon Telegrafi

Analistët: LDK nuk shkon në qeveri me PDK-në (Video)

Të martën u bë thirrja publike, por të mërkurën nuk ndodhi asnjë takim.

Vetë mënyra se si Vetëvendosje bëri  ftesë  në adresë të Lidhjes Demokratike të Kosovës me partnerë, por edhe të tjerëve që krijojnë Qeverinë, për dikë po duket e çuditshme.

Ish –këshilltari presidencial Ramush Tahiri, thotë se nëse vije deri te një ujdi konkrete, mes këtyre subjekteve, ka shumë punë për tu bërë.

Tahiri, megjithatë e sheh gati si të pamundur opsionin që LDK pas krejt bisedimeve që do t’i bënte me Vetëvendosjen të shkojë në koalicionin me PDK-në, e kështu të përsëritej skenari i 2014-së.

Nga ana e tij, analisti Bajrush Morina më parë e sheh LDK-në në opozitë sesa me një martesë tjetër politike me Partinë Demokratike.

Madje ky e quan shumë bujare ftesën që Albin Kurti, e bëri më 13 qershor, për mundësinë e krijimit të Qeverisë, me të kryeministër. /Klan Kosova/

Exit mobile version