Analistët në “Debat Plus” kanë komentuar rezultatet e sondazhit të Pyper.
Vehbi Kajtazi ka thënë se anketa dëshmon se vota ndëshkuese është duke dominuar viteve të fundit.
“Hulumtimin e Pyperit mendoj se LDK duhet ta afishojë në muret e zyrave të saj e jo thëniet koti të Isa Mustafës që kanë mbuluar murin e saj. LDK duhet të bazohet në hulumtimet e tilla. Agim Veliu më e pakta duhet të jepte dorëheqje si kryetar i degës së Podujevës. Nuk janë shumë vite për të ndodhur këso lloj ndryshime”, tha Kajtazi, përcjell Telegrafi.
Nga ana tjetër Visar Ymeri thotë se sondazhi i Pyper tregon se vota për Vetëvendosjen është më shumë votë kundër se për.
“Kjo tregon se Podujeva më shumë ka qenë garë e përgjithshme se garë lokale. Sondazhi reflekton edhe diskursin e Vetëvendosjes se LDK ka qenë ajo që ka dashur rrëzimin e qeverisë e jo vet ajo. Për këtë arsye edhe Agim Veliu tha kjo është propagandë”, tha Ymeri.
Astrit Gashi ka thënë se rezultatet e anketimit janë tepër interesante./Telegrafi/