Në emisioinin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, panelistët kanë analizuar emrat e propozuar nga Albin Kurti për ministra nga Lëvizja Vetëvendosje.
Analisti Armend Muja ka thënë se Blerim Reka dikur ka qenë anëtar i Këshillit të LDK-së në vitet e hershme, më pas ka qenë këshilltar i Adem Demaçit dhe Behgjet Pacollit, kur ishte president.
“Është një nga kandidaturat më solide që ka pasur Kosova këto vitet e fundit për diplomaci”.
Muja ka thënë se në përgjithësi ministrat e propozuar nga Vetëvendosje i “noton” me notën 9 nga 10 të mundshme.
Ismet Kryeziu nga KDI ka thënë se për të emër befasues është Haki Abazi në postin e zëvendëskryeministrit të dytë, për të tjerët thotë se janë nga emrat më eminentë që ka Vetëvendosje dhe për të cilët kanë pritur publiku.
Analisti Imer Mushkolaj thotë se Bislimi, Vitija dhe Albulena Haxhiu kanë qenë emrat e pritur edhe për shkak të ekspertizës që kanë pasur nga e kaluara.
“Nuk kam parë që ndonjëri nga këta emra janë të “papëlqyer” elektorati për të mos u emëruar si ministra”, tha Mushkolaj./Telegrafi/