Telegrafi

Analistët japin parashikimet për koalicionet e mundshme parazgjedhore

Analistët në “Debat Plus” kanë dhënë parashikimet për koalicionet e mundshme parazgjedhore.

Astrit Gashi thotë se LVV me Vjosa Osmanin është dakorduar për koalicion por që sipas tij ende nuk është arritur.

“Koalicioni tjetër mes PDK dhe NISMA-s ka hasur në vështirësi edhe për shkak të kandidatit për kryeministër. PDK këtë dilemë e largoi duke nominuar për ngutazi Enver Hoxhajn. PDK dhe NISMA kanë shumë hezitime mes tyre”, tha ai në “Debat Plus”.

Gashi ka thënë se AKR është satelitë i lirë që do të tentojë të bashkëpunojë ne LVV, PDK-në  dhe LDK-në.

“Por unë më afër e shoh të mundshëm një koalicion të AKR-së me LDK-në”, tha Astrit Gashi, përcell Telegrafi.

Nga ana tjetër Vehbi Kajtazi ka thënë se LVV mund të ketë partnerë koalicioni secilin prej subjekteve politike në Kosovë.

“Partner për koalicion [pas zgjedhor] me Vetëvendosjen  janë të gjitha partitë politike, është PDK-ja me të cilën kanë negociuar për gjashtë muaj. Vetëvendosje dhe PDK, për bashkëpunim dhe bashkëqeverisje”, tha Kajtazi./Telegrafi/