Në “Debat Plus” në RTV Dukagjini panelistët kanë diskutuar për pikat e forta të partive politike.
Politologia Shqipe Mjekiqi duke komentuar pikat e forta të LDK-së, thotë se kjo parti ka shtrirje të gjerë në të gjithë Kosovën.
“Pika më e fortë e LDK-së është se ka degë në të gjitha rajonet e Kosovës”, deklaroi Mjekiqi, përcjell Telegrafi.
Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se LDK përvojën e gjatë qeverisëse e ka pikë të fortë por edhe të dobët njëkohësisht.
“LDK edhe historikisht është munduar vazhdimisht të ruaj raportet me Brukselin dhe Uashingtonin njëkohësisht. Mund të them se LDK-ja është ndoshta e vetmja parti që mund t’i hapen dyert edhe në Bruksel edhe në Uashington. Partive tjera mund t’iu hapen dyert ose në Bruksel ose Uashington”.
Ish ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj thotë se arma më e fuqishme e LDK-së është struktura e saj.
“Kjo strukturë kas qëndruar edhe nëse nuk e kanë votuar. Pra votuesit edhe nëse nuk e kanë votuar LDK-në nuk kanë dalë për të votuar por nuk e kanë braktisur LDK-në”.
Donika Emini thotë se përparësi e LDK-së është se kanë shumë përvojë.
“Edhe pse nga LDK kanë dalë pothuajse të gjitha partitë tjera, ajo e ka ruajtur strukturën. Për mua me rëndësi është se ajo ka arritur të anëtarësohet në EPP (Partitë Popullore Evropiane). Është një përparësi dhe prestigj të jesh pjesë e kësaj organizate…Në LDK një personalitet ka mundësi të zhvillohet si i pavarur për dallim nga partitë tjera. LDK ka lejuar mendimin autonom”.
Vehbi Kajtazi ka thënë se cilësi e LDK-së është demokracia e brendshme e saj.
“Në LDK mundesh me debatua, me u zhvillu, me kundërshtua edhe liderin dhe madje edhe mos me ja votua kryeministrin…Debati i brendshëm asnjëherë nuk është mbytur në LDK. LDK mund të them se është parti normale. Këtë e kuptoj se një mundësi të shumë njerëzve pa iu nënshtruar të fortëve”.
Arton Demhasaj thotë se LDK është partia që ka më së shumti degë dhe nëndegë në gjithë Kosovën.
“Kanë struktura të shtrira mirë dhe kjo mund të konsiderohet pikë e fortë. Anëtarësimi në EPP sigurisht se konsiderohet pikë e fortë që LDK është thirr për marrëdhënie të mira me Gjermaninë…Edhe viktimizimin LDK e ka përdorur mirë në kohë zgjedhjesh në lidhje me vrasjen e zyrtarëve të saj. LDK edhe si PDK pikë të fortë e kanë klientelizmin”, tha ndër të tjera Arton Demhasaj./ Telegrafi/