Analistët në “Debat Plus” kanë folur për opsionet që po kalkulojnë subjektet politike në lidhje me matematikat e presidentit.
Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se vota qytetare për Vetëvendosjen do të duhej respektuar që Albin Kurti të jetë një mandat në krye të qeverisë.
Ai thotë se është legjitime që LDK dhe PDK për arsye të së kaluarës të mos ia bëjnë kuorumin Vjosa Osmanit.
“Një prej mundësive është që të LVV të propozojë nja kandidat partiak jopolitik, ashtu siç kishte propozuar para se të shkohet në zgjedhje”, tha Ymeri, përcjell Telegrafi.
Astrit Gashi thotë se LDK e ka problem se si do ta arsyetonte bërjen e kuorumit për Osmanit para publikut.
“Abdixhiku duket se ende nuk ka një qëndrim për këtë punë”.
Gashi thotë se LDK e ka rrezikun prej Listës Vjosa edhe në zgjedhjet lokale.
Ilir Mirena thotë se LDK e LVV do të arrijnë një marrëveshje për presidentin në takimin e së premtes.
“LDK besoj se do të qëndrojë në sallë për presidenten. Nuk besoj se e ka luksin të largohet nga Kuvendi”.
Imer Mushkolaj thotë se nëse Kurti e Osmani nuk kanë pse shkojnë në sallë nëse nuk kanë marrëveshje paraprake për presidentin.
“LDK ka mjaft arsye nëse nuk do të qëndrojë në sallë, ashtu siç kishte vepruar Albin Kurti kur ishte në opozitë…Por Abdixhiku e ka testin e parë dhe ai do të duhet të veprojë shumë me maturi e kalkulime politike”, tha më tej Mushkolaj./Telegrafi/