Njohësit e rrethanave politike në vend, Ramush Tahiri dhe Behxhet Shala, kanë thënë se demarkacioni me Malin e Zi nuk do të procedohet gjatë kësaj jave në Kuvend, pavarësisht prej kërkesës së zëvendësndihmës sekretarit të ShBA-së, Hoyt Brian Yee.
Ata kanë deklaruar për gazetën “Epoka e re” se aktualisht nuk ka gatishmëri dhe përgatitje të duhura teknike për ta dërguar demarkacionin për votim në Kuvend.
Sipas tyre, gjatë kësaj jave, përveç kryeministrit Mustafa, edhe dhjetëra deputetë do të jenë në vizita jashtë vendit.
Ndryshe, sot kryeministri i vendit, Isa Mustafa do të udhëtojë për në Bruksel, ku edhe do të provojë që të gjejë një zgjidhje sa më të shpejt që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza në Evropë.
Mustafa, do të kërkojë që Bashkimi Evropian ta suspendojë me kusht, për dy vjet, kriterin e ratifikimit të Demarkacionit, dhe nëse Kosova brenda këtij afati nuk e përmbushë këtë kriter, asaj t’i merret sërish liberalizimi dhe t’i kthehet regjimi i vizave.