Analistët kritikojnë kreun e BDI-së Ali Ahmeti për deklaratën e tij një ditë më parë, i cili tha se dy partitë maqedonase duhet të tejkalojnë dallimet mes tyre me qëllim funksionimin normal të shtetit. Sipas tyre, Ahmeti nuk mund të distancohet nga përgjegjësia pasi pikërisht partia e tij ka qenë 15 vite në pushtet, periudhë kjo kur nuk janë zgjidhur çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët e që sot janë pjesë e debatit.
“Gjithsesi se fillimi i problemit ishte ndërmjet dy partive më të mëdha maqedonase dhe zgjedhja e problemit filloi duke i afruar ato në tavolinë. Por ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se së fundi justifikimi i VMRO-DPMNE nuk është partia maqedonase por çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët, kështu që ata nuk mund të tërhiqen kaq lehtë dhe të amnistohen prej të gjithë procesit”, tha për Alsat-M, Albert Musliu.
Nga ana tjetër profesori Jove Kekenovski konsideron se BDI me deklarata e saj po tenton të mbaj gjallë relacionet me OBRM-PDUKM-në. Sipas Kekenovskit, BDI-ja e njeh mirë partnerin e saj të deritanishëm dhe se nuk guxon të distancohet.
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, pas takimit me euro komisarin Johanes Hahn, kërkoi nga partitë e bllokut politik maqedonas të tejkalojnë dallimet me qëllim zgjidhjen e krizës politike.